Një 51-vjeçar, Pal Vucaj është arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim nën akuzën për vrasje. 51 vjeçari është arrestuar nga policia edhe është me vendbanim në Malësi e Madhe.
Detaje:
Gjykata e Apelit Shkodër me nr. Vendim nr 34, datë 15 shkurt 2017 e ka dënuar 51-vjecarin me 18 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim” të parashikuara nga nenet 76 e 25 të Kodit Penal.
Ky shtetas ka qenë i dënuar me 18 vite burg dhe e ka kryer 2/3 e dënimit por Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e lirimit me kusht dhe ka lënë fuqi vendimin penal nr. 36 datë 03 korrik 1998 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. 51-vjecari ka për të vuajtur dënimin dhe 2 vite e 2 muaj burg.