Prokuroria Themelore e Kosovës në bashkëpunim dhe me policinë kanë arrestuar ditën e sotme një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2000.
Shtetasi me inicialet M.D., dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Policia njofton se i arrestuari, në vitin 12 nëntor i vitit 2000, ka vrarë me armë zjarri një person nga fshati Koshare e Kosovës, si dhe ka plagosur dy të tjerë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.