20:55 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I biri iu akuzua për vrasje/ Qeveria dhe Bashkia e Tiranës tregohen bujare me biznesmenin Luan Mata, i japin leje për kullën 24 katëshe

12:08 | 20/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet dëshmia e Ervin Matës pas vetëdorëzimit në polici

Betonizimi i Tiranës është një nga shqetësimet kryesore të shumë qytetarëve, por që duket se nuk reflektohet në planet e afërta dhe të largëta të Bashkisë së Tiranës, apo qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Kulla më e re  që do të ndërtohet në Tiranë do të jetë 24 kate, dhe do të arrijë një lartësi prej 100 metrash, duke u vendosur në zonën e ish-ekspozitës. Leja për këtë kullë është firmosur nga ana e kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Kulla, e quajtur Ekspozita Building, me lartësi 93 metra, do të ketë 24 kate mbi tokë dhe 5 kate nën tokë. Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.

Ajo do të ndërtohet nga kompania Viktoria Construction në pronësi të Luan Matës, babait të Ervin Matës, i cili u akuzua për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën disatë tjerë. Pas një kohe të gjatë në kërkim, ai u vetëdorëzua në polici, dhe më pas u la i lirë, në rrethana që ende nuk dihen.

Këtë kullë të re që do ti shtohet kryeqytetit e ka denoncuar dje dhe Partia Demokratike,që sipas zëdhënëses së PD, Ina Zhupa, konfirmon denoncimet e mëhershme të kësaj force politike, se Erion Veliaj nuk ndalet në betonizimin e kryeqytetit.

“Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës”, shkroi midis të tjerash në “Facebook” Ina Zhupa.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, nje sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking. Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit  është  67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.

Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!

Nga ana tjetër në Tiranë janë janë hapur dhjetra kantiere ndërtimi për kulla vetëm përgjatë rrugëve dhe shesheve kryesore:

– Kulla 34-katëshe si vazhdim i Hotel Tiranës, në sheshin Skënderbej;

– Kulla 26-katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit, e titulluar Sytë e Tiranës;

– Kulla 20-25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë,  e cila është pjesë e një projekti zhvillimi me disa ndërtesa;

– Në zonën e bllokut, ka nisur puna për godinat shumëfunksionale “Blloku” dhe “West Residence”;

– Godina me emër MET Building Tirana, në zonën mes Katedrales Katolike dhe ish-Hotel Dajtit, përgjatë Lanës, ka nisur punimet;

– Godina Garden Building, 24-katëshe po ndërtohet përgjatë Rrugës së Kavajës, në vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit;

– Në 2018-ën është miratuar leja për ndërtimin e kullës Tirana’s Rock, 85 metra e lartë, 25 kate, në krah të Hotel Tiranës, në buzë të fillimit të Rrugës së Dibrës;

– Sapo ka përfunduar punimet kulla 24-katëshe në një prej këndeve të Stadiumit Arena Kombëtare.

– Qeveria dhe Bashkia Tiranë kanë planifikuar ndërtimin e 6 kullave në zonën ku aktualisht ndodhet Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental;

 

 

 

Pas

Masakër në Londër/ Tre persona nga 20-30 vjeç ekzekutohen për vdekje nga një sulm me thikë

Para

Elisa Spiropali bëhet nënë për herë të dytë, emri i veçantë që ka zgjedhur për të birin (Foto)

Para
Foto/ Si duken dy ministret shtatzëna, Xhaçka “rëndohet” në ditët e fundit

Elisa Spiropali bëhet nënë për herë të dytë, emri i veçantë që ka zgjedhur për të birin (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.