20:33 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I bllokuan rrugën eskortës së Ramës në Elbasan, shoqërohen 20 protestues

15:56 | 27/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, drejtori Nushi: Kështu do bëni edhe ju në pushtet!

Edhe në Elbasan ka vijuar reprezalja nga ana e Policisë pasi deri më tani ka realizuar shoqërimin 20 personave në komisarit.

Mësohet se janë mbi 20 persona të shoqëruar të cilët akuzohen për grumbullim të paligjshëm dhe bllokim rrugësh, si dhe për prishje të rëndit e qetësisë publike pasi gjatë ditës së sotme tentuan ti bllokonin rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se vizita e kryeministrit Rama është pritur me protesta në qytetin e Elbasanit, ku dhjetra qytetarë kanë bllokuar rrugën në Bradashesh.

Pavarësisht numrit të lartë të policëve, qytetarët u shprehën të vendosur në qëndresën e tyre, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike.

Së bashku me qytetarët në bllokimin e rrugës kanë qenë të pranishëm dhe ish-deputetë të PD-së si Luçiano Boçi dhe Edmond Spaho (lexo këtu).

Ky i fundit madje nuk është kursyer as nga efektivët e policisë, që sipas tij e kanë qëlluar me grusht.

Fillimisht në videon e mëposhtme Spaho fton qytetarët që të afrohen dhe të çajnë gardhin e Policisë, teksa iu thotë: Hajdeni mo hajdeni, pse rrini aty?!

”Të nderuar gazetarë besoj e patë se sa me urrejtje u prit Rama në Elbasan, ai e ka zhytyr vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe shoqërore”, u shpreh Spaho pas përplasjes.

Gjatë një debati me kreun e PD-së Aurel Bylykbashi, drejtori i policisë Elbasan Albert Nushi, u shpreh se të njëjtën gjë si ai, mbrojtjen e kryeminstrit, do të bënin edhe demokratët në rast se do të vinin në pushtet.

Pavarësisht protestasve të qytetarëve eskorta e kryeminsitri Rama ka mundur që të kalojë rrugën pa problem, ndërkohë që ai do të shfaqet në aktivitetin Bashkia që duam në orën 11:00, ku pritet që të konfirmojnë Gledian Llatjan si kandidat për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kujtojmë se PD ka vendosur që të organizojë protesta sa herë që kryeministri Rama ka takime në qytete të ndryshme, dhe njëherë në javë do të ketë bllokim dhe të akseve kombëtare.

Kundër Ramës protestuan dje dhe qytetarët në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe, mirëpo kryeministri gjeti zgjidhjen duke u larguar me helikopter nga pika e Gjadrit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: edi ramaedmond spahoelbasanshoqerohen 20 persona
Pas

I zunë pritë Ramës në Shkodër, procedohen penalisht 10 persona (Emrat)

Para

Zbulohen pamjet/ Admir Murataj në vilën e tij dhe pse ishte në kërkim (Foto)

Para
Personi i ekzekutuar nga policia një i arratisur nga burgu grek

Zbulohen pamjet/ Admir Murataj në vilën e tij dhe pse ishte në kërkim (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

Gjuriç kërcënon hapur me luftë: Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim kur të jemi të denjë

Bllokadë ndihmash prej 11 javësh/ OKB ultimatum: Ushqimi për foshnje duhet të shpërndahet ‘urgjentisht’ në Gaza

Operacion i Suksesshëm i Forcës Detare Shqiptare në Egje / Shpëtohen 13 Emigrantë

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan refuzon ta zbatojë vendimin

Lituania çon në Hagë Bjellorusinë, e akuzon për orkestrimin e një krize migracioni

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për çfarë dyshon kreu i PL?

PD “kërkesë urgjente” KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e votave të diaspora

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.