Një grua u hakmerr në mënyrën më të mirë për ish-in e saj pas dyshimeve që ai mund t’i ketë vjedhur detajet e llogarisë bankare, menjëherë pasi ajo i pagoi darkën. Pasi u zbulua e vërteta vajza gjeti mënyrën më të mirë që të gjithë ta merrnin vesh se kush ishte ish-i i saj. Postimi i saj online është bërë viral, duke marrë më shumë se 12 mijë like. Historia fillon më pak se dy muaj më parë, kur Michael Fohsenfeld harroi portofolin gjatë takimit.
26-vjeçarja u betua që do ta bënte të paguante dhe e lumtur pagoi për ushqimin, pijet dhe hyrjen e klubit për rreth 80 paundë. Kjo është nata kur unë besoj se ai më vodhi detajet e bankës dhe pati akses në kartën time, por ai m’i ktheu pas. Ditën tjetër pasi e dalloi duke festuar në Snapchat pavarëisht humbjes së portofolit, ajo ia kujtoi humbjen e parave në një mesazh, por ai ia injoroi.
Pasi hoqi dorë për hir të krenarisë, ajo kuptoi se Michael e bllokoi dhe ishte lidhur me një vajzë që e cilësonte ‘shoqe e ngushtë’. Një muaj më pas, ndryshime ndodhën në llogarinë e Anxhelas, për shkak të shpenzimeve të Michael për të dashurën e tij aktuale. Në fund ajo kërkoi shpërblim, për dëmin e bërë në llogarinë e saj. Michael u shpall fajtor për mashtrim më 22 tetor dhe mori edhe një dënim për rastin. Në twtter ajo nuk ngurroi edhe të bëjë publik historinë ku kishte rënë viktimë e saj.
(J.D/Faxweb.al)