Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi mbi të rëndon akuza për “Vjedhje”.
Shtetasi me inicialet E.SH, nga Erseka është ndaluar nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë.
23-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 16 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”
Deklarata e Policisë:
Kolonjë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë ndalimin e shtetasit:
E.Sh, 23 vjeç, banues në Ersekë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 16 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)