21:54 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“I dënuari për përdhunim e trafik droge, organizon koncert për fëmijë”

14:44 | 07/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“I dënuari për përdhunim e trafik droge, organizon koncert për fëmijë”

Tri ditë më parë, burime të sigurta të ”Shuplaka”-s në Bashkinë e Kavajës bënë me dije se Elvis Rroshi nuk e ka lënë asnjë ditë detyrën, madje vazhdon të shkojë përditë i pashqetësuar në zyrën e tij. Ai vazhdon të ushtrojë pozicionin e kryebashkiakut, madje duke vazhduar edhe mbështetjen për aktivitetet., konkretisht një koncert për fëmijë.

Sot, Partia Demokratike ka vijuar me akuzat kundrejt Elvis Rroshin, duke u ndalur pikërisht tek marrja nën kujdesin e tij organizimin e Festivalit të 16-të të Këngës për Fëmijë.

Deputeti demokrat Eduard Halimi denoncon se ai person që Prokuroria kishte kërkuar t’i hiqej mandati, sikundër edhe KQZ, është sërish në krye të Bashkisë dhe po kujdeset personalisht për të organizuar festivalin e fëmijëve.

Më tej, Halimi shprehet se për të ndalur këtë të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen protestës së 18 shkurtit, me qëllim që njerëz si Elvis Rroshi, të mos kenë më të bëjë me qytetarët dhe me postet publike. 

Reagimi i plotë i Eduard Halimit:

Shihni pak këtu, i dënuari për trafik ndërkombëtar droge. I dënuari për përdhunim në grup, Elis allias Edvin Rroshi shpërndan afishe dhe sot në Kavajë, se ai i dënuari për përdhunim të të miturve, do të kujdeset personalisht për të organizuar Festivalin e Këngës për Fëmijë. Shiheni pra ku kemi arritur, ai person i cili nga Prokuroria u kërkua t’i hiqej mandate, KQZ kërkoi t’i hiqte mandatin, ta shkarkonte, Edi Rama duhet ta largonte një herë e mirë nga bashkia, nga partia, nga politika dhe t’i gjente vendin, por ky person është përsëri në krye të bashkisë, ai person kujdeset personalisht për të organizuar festivalin fëmijëve. Ja ku kemi arritur. Këtu nuk ka ligj, këtu nuk ka Kushtetutë, këtu nuk ka legjislacion të zbatueshëm sepse nuk do një njeri, nuk do Edi Rama. Ndaj e vetmja zgjidhje për të gjithë qytetarët është të dalim në shesh. E vetmja zgjidhje janë protestat, në mënyrë që krimi të ndahet një herë e mirë nga politika, në mënyrë që njerëz si ky këtu Elvis Ervin Rroshi i dënuar për përdhunim, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, të mos ketë më të bëjë me qytetarët dhe me postet publike. E vetmja zgjidhje sot është të dalim të gjithë bashkë më 18 shkurt në protestë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: denoncimEduard halimiElvis RroshiKoncert
Pas

”Shqipëria pa armë”, situata e dorëzimit vullnetar në 24 orëshin e fundit

Para

Llalla ”kokë më kokë” me shefin e zyrës europiane kundër mashtrimit me fondet e BE

Para
Llalla ”kokë më kokë” me shefin e zyrës europiane kundër mashtrimit me fondet e BE

Llalla ''kokë më kokë'' me shefin e zyrës europiane kundër mashtrimit me fondet e BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.