Një protestueseje i ra të fikët sot gjatë zhvillimit të protestës së opozitës, e cila nisi në orën 12:00 dhe përfundoi pa shkaktuar asnjë incident.
Duket se qytetarja nuk është ndier mirë për një moment për arsye të panjohura, por fatmirësisht të tjerë qytetarë i kanë ardhur në ndihmë, mes tyre edhe një doktor i njohur, emër i njohur edhe në politikë.
Bëhet fjalë për Halim Kosovën, ish-kandidatin për Bashkinë e Tiranës, i cili ka reaguar menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë protestueses.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1792″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”1″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”1″ show_slideshow_link=”1″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]