Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur studentëve të cilët, me parrulla të ndryshme, po protestojnë para ministrisë së Arsimit për 6 ditë me rradhe.
Rama ka postuar në Instagram fotografinë e një pankarte që u shfaq në protestën e sotme te Ministra e Arsimit, në të cilët shkruhet: “I duam tarifat sa Erion Braçe”.
Në komentin që shoqëron fotografinë, Rama shkruan: “Asgjë nuk është e pamundur nëse bëhemi bashkë dhe për më tepër Erjon Braçja është shumë dakord. Por duhet të zgjidhni, o të dialogoni, o të kërcënoni, o me universitetin, o me politikën, e me Erjonin, o me Monikën”.
(M.Q/Faxweb.al)