Operacioni anti-drogë i policisë Maxi në aksin e Pesaro-Turin bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e 500 kg marihuanë dhe 40 gramë kokainë si dhe arrestoi 37-vjeçarin shqiptar Aleksander Latifaj, të kërkuar nga policët piemontezë.
Më 11 qershor të këtij viti, 32-vjeçari Elvis Pretaj dhe 19-vjeçari Elis Velaj u arrestuan në Torino. Ata udhëtonin në një Fiat 500 me qira me 25 kg marihuanë në makinë. Agjentët e Torinos, në bashkëpunim me ata të Peshoros, kanë filluar të studiojnë telefonat celularë të të arrestuarve, duke gjurmuar përmes tëlefonit Aleksandër Latifaj dhe shtëpinë e tij në Gabiçe Monte.
Në shtëpi dhe në papafingo kontrabandistëve shqiptarë u gjetën pothuajse 500 kg marihuanë dhe 40 gramë kokainë me një vlerë tregu prej rreth 1 milionë euro.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post