Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ashpër lidhur me mocionin e mosbesimit të ndërmarrë nga deputetët e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.
Blushi shkruan në Facebook se, Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi, duke shtuar se ai i përket Republikës.
Blushi ka hedhur edhe deklarata të forta ndaj qeverisë duke thënë se mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!”, shkruan Tedi Blushi
(F.GJ/FAXWEB.AL)