Përdoruesit e mediave sociale janë përpjekur të zgjidhin enigmën e pantallonave të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.
Gjatë një fjalimi në Karolinën e Veriut, Trump mbante të veshur një palë pantallona që në pamje të parë duket sikur ai i kishte veshur mbrapsht.
Gazeta britanike “DailyMail” mblodhi të gjitha fotot dhe videot e bëra të premten gjatë fjalës së tij për të zbuluar nëse Trump i kishte veshur vërtet gabim.
Dhe zbuluan nga fotografitë me rezolucion të lartë se Trump kishte veshur pantallonat në mënyre korrekte.
Zinxhiri thjesht nuk dukej nga dritat e ndritshme.
‘Donald Trump mbajti fjalimin e tij të madh sot me pantallonat e tij të veshur mbrapsht. Shikoni nga afër dhe më thoni nëse kam të drejtë’’ shkruan një komentues.
Ndërsa një tjetër përdorues i mediave sociale i del në mbrotje ish-presidentit:
‘’Pantallonat e tij nuk janë mbrapsht. Rrobaqepësi i tij i bëri pantallona tërheqëse për t’iu përshtatur xhaketës, ato mbahen me një bel elastik dhe / ose me rryp “.
Sidoqoftë, mbështetësit e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara shprehën pakënaqësinë e tyre dhe pretenduan se videoja ishte hedhur qëllimisht e tillë.
Gjithashtu polemika ndezi një ortek krahasimesh me Kriss Kross, dyshja e hip-hop e të rinjve që në moshën 13 vjeç, mbanin pantallonat e veshur mbrapsht.