Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka qenë i pranishëm së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në aeroportin e Rinasit ku pritën mbërritjen e një sasie të vaksinave kundër koronavirusit.
Ahmetaj tha se tashmë kjo mund të konsiderohej si betejë e fituar dhe shtoi se në bashkëpunim me ministren Manastirliu, kishte paraqitur një plan për vaksinimin e qytetarëve edhe në vitet në vijim.
“Megjithëse kujdesshëm mund të themi që e kemi fituar betejën me Covid-19. Plani i vaksinimit është totalisht i furnizuar me vaksina jo vetëm sinovac, jo vetëm Pfizer, por edhe më tej.
Nuk mungon asnjë vaksinë, qytetarët janë duke u vaksinuar me shpejtësi edhe ëprtej planifikimit. Është premtim i mbajtur mund t’a themi sot pas datës 25 Prill. Nuk ka pasur të bëjë aspak me zgjedhjet, por me atë që mendon një qeveri.
Një fakt tjetër, së bashku me ministren i kemi prezantuar kryeministrit planin e vaksinimit për vitet që vijnë, kemi planifikuar buxhetet afatmesme dhe mjetet e plota financiare për të mos lënë asnjë qytetar të pa vaksinuar”– u shpreh Ahmetaj.