Mbrojtësi me origjinë shqiptare Ivan Balliu, këtë të mërkurë do të lidhë kontratë me skuadrën e Metz, duke i dhënë kështu fund dilemave të tij.
Balliu kërkohej nga klube të ndryshme, pasi po i mbaronte kontrata me Metz. Ai kërkohej nga Betis Sevilja në Spanjë, QPR në Angli, Shtutgarti në Gjermani dhe Benfika në Portugali, si edhe Ren në Francë.Mirëpo siç duket ka preferuar të qëndrojë me Metz.
Mediat franceze shkruajnë se kontrata do të zgjasë deri në vitin 2020. Ivani ka lindur më 1 janar 1992 në Kaldes de Malaveja, provincë e Katalonjës, nga baba shqiptar dhe nënë spanjolle me mbiemër Kampeni. (D.D/Shuplaka)