Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë gjatë operacionit “Fundi i bulevardit”. Mësohet se janë arrestuar Bahri Alla 42 vjeç dhe Fatmir Kurti 53 vjeç.
Dy shtetasit akuzohen për mashtrim. Kurti dhe Alla kanë qenë ndërtues që në vitin 2013 dhe akuzohen se mashtruan shtetasin me iniciale M.T. Të dy arritën t’i marrin 135 mijë euro personit në fjalë. Policia njofton se dy të arrestuarit ‘që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T. një shumë prej 135 000 eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë’.
Operacioni u finalizua pas një hetimi 4 mujor. Alla dhe Kurti akuzohen për “Mashtrim me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”. (B.H/Faxweb)