Një çift shqiptarësh të moshës 50 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u akuzuan për grabitje pasi u denoncuan nga mbesa e ish-pronarit të tyre 75-vjeçar për vjedhjen e bizhuterive dhe pikturave me vlerë 150 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur në Volo, vend në të cilin, çifti punonte prej disa vitesh në banesën e 75-vjeçarit grek, ndërsa mediat greke bëjnë me dije se rasti që tashmë është në Gjykatën e Apelit në Larisa do të diskutohet të hënën pas shtyrjes së dy seanca, dhe se çifti shqiptar përballet me akuzën për vjedhje.