17- vjeçari shqiptar i cili një ditë më parë përfundoi në spital pas një sherri me thika, ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Stradela të Italisë. Pandi Lavdari, i cili u plagos pasditen e të hënën me thikë nga një 19-vjeçar italian. Simone Madaluno.
Mësohet se shqiptari dhe italiani i quajtur Simone Madalunon pëlqenin të njëjtën vajzë. Konflkti mes dy të rinjve ka nisur mbrëmjen e së djelës në një diskotekë, mirëpo ata e kanë vazhduar atë edhe gjatë pasdites së djeshme.
Të rinjtë kishin lënë një takim për t’u sqaruar, ku u përleshën me njëri-tjetrin, derisa italiani nxori thikën dhe e qëlloi shqiptarin në kraharor. Pas ngjarjes, italiani është arrestuar.
Sipas mediave italiane, miqtë e tyre tregojnë se ata janë konfliktuar edhe herë të tjera. Ata po pyeten në polici për të hedhur dritë rreth ngjarjes. (D.D/Shuplaka)