Prokuroria izraelite ka paditur një vejushe dhe fëmijët e një burri burri palestinezë që ka vrarë 4 ushtarë hebrenj gjatë një sulmi me kamion.
Autoritet thonë se padia do te jetë një taktike kundër saj që ata e quajnë terrorizëm, ndërsa kërkon kompenson prej 2 milion sikla ose ndryshe 572,00 dollarë, për secilin viktimë.
Shuma e kërkuar prej 2.3 milion dollarë përfshin shpenzimet e varrimit, si dhe kompensimin e familjeve për humbjen e fitimeve të fituara nga ushtarët e vdekur.
Procedura e padisë është hapur nga Prokuroria e Rrethit në Jerusalem në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, kundër pasurisë së Fadi Al-Qanbar, i cili u qëllua për vdekje pas sulmit të tij në janar. Nga sulmi, mbetën të plagosur edhe 13 persona të tjerë.
Të pandehurit janë e veja e Al-Qanbar, i cili ishte shtetas izraelit dhe katër fëmijët e tij, të moshave 1 deri 8 vjeç, shkruan izraelitja “Haaretz”.
Ndërkohë që Ministri i Brendshëm Arye Dery premton “një epokë të re në betejën kundër terrorizmit”. (S.SH/Shuplaka)