15:10 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”I pagova kafen gruas së policit, ai më rrahu për xhelozi”, DËSHMIA e korçarit në POLICI (FOTO)

14:17 | 08/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
0
”I pagova kafen gruas së policit, ai më rrahu për xhelozi”, DËSHMIA e korçarit në POLICI (FOTO)

Thjesht i ka paguar kafen bashkëshortes së një polici, së paku nga sa thotë por tërbimi i efektivit ka qenë i frikshëm.

59-vjeçari nga Korça dëshmon për ”Shuplaka”-n se është rrahur nga polici, veprim që më pas edhe e ka denoncuar.

Ilir Terolli dëshmon se punonjësi i policisë kufitare në Goricë Gjergji Gjorgji ka ushtruar dhunë jo vetëm ndaj tij po edhe familjarëve. Terolli thotë se në 18 nëntor është dhunuar fizikisht nga Gjergji Gjorgji ndërsa shkak për këtë është bërë xhelozia e dhunuesit për bashkëshorten.

Terolli është ofruar t’i paguajë kafen për mirësjellje gruas së kontrollorit dhe një shoqes së saj pasi janë takuar rastësisht në një lokal në Kostur të Greqisë dhe ky gjest është kthyer në motivin e sherrit. Bashkëshortja e policit ka dyqan te tregu maqedonas në Korçë dhe pikërisht është ky vendi ku 59-vjeçari është rrahur si mos më keq. 

Terolli i dëmtuar në sy dhe fytyrë si pasojë e dhunës, kërkon drejtësi pasi ka bërë denoncimin ne polici dhe ndaj tij dhe familjarëve po ushtrohet presion që të tërheqë denoncimin.

‘’Nuk e tërheq denoncimin. Më ka kërcënuar, më ka ofruar edhe lek. Dua që drejtësia të veprojë ose më mbetet mua te bëj vetëgjyqësi’’, është shprehur Terolli.

”Disa ditë më pas u takova rastësisht me policin Gjorgji, të cilin e njihja prej pesëmbëdhjetë vjetësh. U habita kur m’u drejtua sikur unë paskam dashur të bëhesha ” hamshori” i gruas së tij. Më pas më goditi me grusht në sy,me shtriu përtokë dhe me këpucë më godiste në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe u zgjova në spital. Hundën e kisha të thyer, kisha plage,por me kryesorja është se kam humbur gjysmën e shikimit të njërit sy”, vazhdon më tej dëshminë Terolli.

Sipas burimeve të policisë, ka nisur procedim penal për policin nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dhe e gjithë çështja e denoncuar nga Terroli është në hetim.

Mësohet se 59-vjeçarit i është dhënë edhe numri i shefit të shërbimit, me qëllim që për çdo shqetësim të ri të kontaktojë drejtpërdrejtë me efektivët. Megjithatë mësohet se djali i Terollit ka ardhur posaçërisht nga Italia për të marrë hakun e të atit.

Por Terolli është i vendosur t’i shkojë deri në fund ngjarjes që sipas tij ndodhi vetëm se u tregua i sjellshëm me zonjën që qëlloi të qe bashkëshortja e një polici./ SHUPLAKA

ilirterolliok

Etiketa: deshmiadhuneKorçe
Pas

Protesta, FRPD hedh hashash dhe plehra para Kryeministrisë

Para

Serbët ngrejnë murin në Mitrovicë, Prishtina reagon njëzëri

Para
Serbët ngrejnë murin në Mitrovicë, Prishtina reagon njëzëri

Serbët ngrejnë murin në Mitrovicë, Prishtina reagon njëzëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi!

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike dhe e ktheu në parkim privat, nën hetim 44-vjeçari dhe drejtori i Policisë

Kapet 41-vjeçari i dënuar në Itali me 21 vite burg për vrasje dhe krime të rënda

Zjarret në Lezhë, Prefekti i qarkut: U rrezikuan banesa e biznese! Banorët të jenë të kujdesshëm, ndjekje penale për këdo që i ndez qëllimisht

Kuçovë/ Zjarrfikësi asfiksohet nga tymi dhe pëson infarkt, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Kakavijë/ Tentoi të kalonte drejt Greqisë 25 mijë euro pa i deklaruar, vihet nën hetim 65-vjeçarja

Tjetër aksident me monopatinë në kryeqytet, 17-vjeçari përfundon në spital pas përplasjes me një makinë

Aksidentoi 3 fëmijët e mitur me monopatina, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

Zjarri në Gjirokastër/ Digjet zonë pyjore në Arshi Lengo, banesat jashtë rrezikut

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen gjatë gjyqit: Së bashku do ta bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.