20:53 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Serbët ngrejnë murin në Mitrovicë, Prishtina reagon njëzëri

14:21 | 08/12/2016
në Kosova
0
Serbët ngrejnë murin në Mitrovicë, Prishtina reagon njëzëri

Autoritetet lokale serbe në veriun e Mitrovicës prej disa ditësh janë duke ngritur një mur në pjesën veriore të urës kryesore mbi lumin Ibër. Ata thonë se muri është pjesë e një projekti për ndërtimin e një shëtitoreje në këtë qytet.

 Por për qeverinë e Kosovës ky është një mur ndarës për qytetin. Kjo e fundit ka reaguar me zemërim duke e cilësuar atë një veprim që bie ndesh me marrëveshjen për liri të lëvizjes në qytetin e ndarë në dy pjesë, në veriun me shumicë shqiptare dhe jugun me shumicë serbe.

“Jemi duke u konsultuar edhe me zyrtarët e Qeverisë në Prishtinë, dhe jemi duke shikuar se çfarë duhet të bëhet në ditët në vazhdim. Për momentin është arritur që punimet të ndalen, dhe jemi duke punuar ngushtë edhe me Bashkimin Evropian për ta zgjidhur këtë problem”, ka thënë Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Mitrovicës.

Për këtë ngjarje nëpërmjet një Konference për shtyp ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Mustafa ka deklaruar se muri në Ibër të Mitrovicës do të ndërtohet sipas akteve ligjore dhe po bisedohet edhe me Bashkimin Europian.

“Nuk do t’i tregojmë as muskujt, as gjoksin, sepse ato i tregon ligji. Ministrja për dialog është në kontakte me BE-në, që të shikojë nëse është në hamoni me marrëveshjen”, u shpreh kryeministri. Serbët po vijojnë punën për ndërtimin e këtij muri. “ Ne kemi kaluar rrugëve të Kosovës dhe jo të Serbisë dhe nuk jemi ndalur nga askush. Rrugës kemi marrë informacione se disa qytetarë kanë bllokuar rrugën dhe me vendim të organeve të sigurisë kemi shkuar në një rrugë tjetër dhe nuk jemi vonuar më shumë 10-15 minuta”, ka thënë ai. Mustafa ka thënë se ai është në dieni që situata në veri nuk është dhe aq e mirë.

muri

muriii

Etiketa: kosovemuri
Pas

”I pagova kafen gruas së policit, ai më rrahu për xhelozi”, DËSHMIA e korçarit në POLICI (FOTO)

Para

Gjendet një trup i pajetë në Devoll, nis hetimi

Para
Gjendet një trup i pajetë në Devoll, nis hetimi

Gjendet një trup i pajetë në Devoll, nis hetimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Orban: Zgjidhja e krizës në Ukrainë kërkon takim Putin-Trump

Trump shpall tarifa të reja ndaj 7 vendeve partnere, përfshi Filipinet dhe Moldavinë

37 tërmete brenda disa orëve në Guatemalë shkaktojnë viktima, dëme, evakuime dhe rrëshqitje dheu

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio

Theth/Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.