05:25 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I paharruar përjetë! Përcillet për në banesën e fundit themeluesi dhe presidenti i “Fax Media News”, Kasem Hysenbelli

11:16 | 06/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I paharruar përjetë! Përcillet për në banesën e fundit themeluesi dhe presidenti i “Fax Media News”, Kasem Hysenbelli

Mes duartrokitjesh të panumërta dhe lotëve, trupi i pajetë i presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli është përcjellë për në banesën e fundit.

Fax News dhe Fax Web kanë vendosur që të ndërpresin transmetimin deri nesër në orën 07:00, në shenjë zie, në nder të presidentit Z. Kasem Hysenbelli, i cili u nda nga jeta parakohe në moshën 59-vjeçare nga Covid-19.

Shumë miq, gazetarë, njerëz të botës së biznesit, politikës, ishin të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit, arkitektit të medias së lirë dhe të pavarur, që ishte gjithmonë në krah të popullit të lirë.

Stafi i Fax News dhe Fax Web, të trishtuar thellë për këtë largim, hodhën karafila të bardhë dhe kuq, ndërkohë që trupi i pajetë i Kasem Hysenbellit nxirrej nga banesa.

Drejtor Kasemi, iku në heshtje, duke lënë pas vlerësime pafund për figurën dhe integritetin në raport me njerëzit e medias dhe jo vetëm, ndërkohë që largimi i tij fizik duket ende i pabesueshme për stafin që ruan në mendje zërin dhe këshillat e tij të drejta.

Të pafund ishin komentet në rrjet për një personalitet si Kasem Hysenbelli, ku dhjetëra gazetarë ruanin në kujtime vetëm mirësinë e njeriut të guximshëm të medias dhe qytetarit që investoi dhe kotribuoi për vendin e tij nëpërmjet një media të lirë e cila u bë një dritare e shtuar për të gjithë shqiptarët.

Të gjithë janë të një mendimi, humbja e Kasem Hysenbelliut është një humbje e madhe për mediat shqiptare, për qytetarinë dhe për vetë demokracinë e medias, pasi ai ishte një misionar i së vërtetës, dhe pasionant i fjalës së lirë.

Fax News dhe Fax Web, mediat të cilat krijoi Kasem Hysenbelli, vetëm në pak vite u bënë shtëpia e fjalës së lirë, për çdo qytetar të thjeshtë, të cilët jo në pak raste e konsideronin si “televizioni i së vertetës”.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe webit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa një ditë më parë ishte dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin TV të pavarur në vend, teksa Fax News u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë, duke mbrojtur disa nga kauzat qytetare, me transmetimin maratonë të protestës së Astirit, dhe kauzës së Teatrit Kombëtar.

Presidenti i Fax News që prej fillimit të pandemisë ka qenë një nga njerëzit më të kujdesshëm sa i takon masave parandaluese të përhapjes së Covid 19, por duket se ky virus na tregoi edhe njëherë tjetër se nuk kursen askënd.

Me humorin, batutat, me dorën e shtrirë ndaj çdo punonjësi, presidenti i Fax News kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Të gjendur të pafjalë nga kjo humbje e jashtëzakonshme, Fax News dhe Faxweb.al do të vazhdojnë misionin e lënë përgjysmë nga presidenti, për t’iu gjendur çdo qytetari, çdo kauze, e për të qenë një pasuri në dorën e çdo shikuesi dhe lexuesi të medias sonë.

Etiketa: covid 19Kasem Hysenbellindahet nga jeta
Pas

Ambientalisti Sazan Guri: Kasem Hysenbelliu la pas modelin e medias së lirë

Para

I paharruar, përcillet për në banesën e fundit themeluesi dhe presidenti i “Fax Media News”, Kasem Hysenbelli

Para
I paharruar përjetë! Përcillet për në banesën e fundit themeluesi dhe presidenti i “Fax Media News”, Kasem Hysenbelli

I paharruar, përcillet për në banesën e fundit themeluesi dhe presidenti i "Fax Media News", Kasem Hysenbelli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.