GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për Klaudjo Zhillën. Zhilla nga arrest me burg është dërguar në arrest shtëpie.
Biznesmeni Zhilla është i përfshirë në dosje e gjyqtares Mimoza Margjeka dhe dyshohet se është personi që i ka dhënë shumën e parasë gjyqtares në këmbim të lehtësimit të masës së sigurisë për Orion Balin, i arrestuar në 4 korrik të këtij viti duke transportuar klandestinë.
Sipas SPAK, Margjeka ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.
Por ashtu sikurse dhe për Zhillën sot, GJKKO ka dhënë masën arresti në shtëpi edhe për gjyqtaren Margjeka në tetor të vitit që lamë pas.