18:35 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

I pret rrugën dhe rrëmben armën, policia ndërhyn në kohë dhe shmang tragjedinë në Shkodër

12:22 | 02/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkon në 6 numri i të arrestuarve të grabitjes të Rinasit, Çerpja merr statusin e dëshmitarit të penduar

Policia e Shkodrës ka parandaluar gjatë ditës së djshme një ngjarje të rëndë kriminale. Kjo pasi një 35 vjeçar që tashmë është arrestuar, kërcënoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku i riu Anton Preçi i ka ndërprerë me qëllim rrugën me automjetin e tij tip “Ëolksvagen” me targa AA730MH, shtetasit me inicialet N.D, 54 vjeç, banues në Berdicë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Fiat”, me targa AA373 EK.

Fill pas kësaj, shtetasi Anton Preçi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar përpara banesës së 54-vjeçarut dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov, dhe është larguar.

Për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, shërbimet e Policisë në mënyrë të menjëhershme kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të autorit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të tij;

Mësohet se Anton Preçi, 35 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër, ka pasur konflikte të vazhdueshme me 54-vjeçarin.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

 

Pas

Rreh nënën dhe vëllain e godet me sende të forta, arrestohet i riu në Korçë

Para

Shpenzimet e ”qejfit”, qytetet që kryesojnë listën. Habit Gjirokastra

Para
Shpenzimet e ”qejfit”, qytetet që kryesojnë listën. Habit Gjirokastra

Shpenzimet e ''qejfit", qytetet që kryesojnë listën. Habit Gjirokastra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.