Gazetari Ilir Kadia ka kujtuar biznesmenin e ndjèrë Met Malo me një ngjarje që i ndodhi para disa vitesh me një djalë të ri, i cili kërkonte para në rrugë. Në një shkrim në Facebook, Kadia tregon se si Meti, një prej pasanikëve më bamirës shqiptarë nuk hezitoi ti jepte para të riut, i cili nuk kishte asnjë pròblem shèndetësor, por vetëm “aktronte”.
Shkrimi i plotë i Ilir Kadia: “Aktorët” – Met Malon,një nga pasanikët më bamirës të Shqipërisë e gjej ulur në tavolinën e trotuarit me një nga dramaturgët më të njohur të vendit! Ai, me fytyrë të përvuajtur fut në xhep 1500 euro që Meti ja jep për várrin e kunatit, dhe ngrihet ikën. Pastaj përpara nesh vjen e qëndron një djalë i ri me një patèricë. I gjatë sa Kryeministri Rama. Këmbën e ka të lidhur me fáshë. Zgjat dorën e Meti nxjerr një 50 mijë lekësh e ja bën shuk në pëllëmbe.
Hej Met,i them, ai s’ka asgjë.Këmbën e ka shëndoshë. E kam parë me makinë tek nxjerr nga bagazhi patèricën dhe lidh këmben me fásho. E di, thotë Meti. Eshtë aktor.Të gjithë jemi aktorë në këtë jetë.Ai ka zgjedhur rolin e lypèsit,unë të bamirësit.Po ti s’je?!
Ashtu është!-i thashë unë, dikur në rolin e gazetarit… (Shkuan katër vjet, pa ty Met!). (A.M/Faxweb.al)