Në Tiranë janë arrestuat 6 persona dhe 5 të tjerë janë në kërkim, pasi akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtruese me TVSH-në duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh.
Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 6 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës. Nën hetim janë vendosur dhjetëra subjekte që dyshohet se kanë falsifikuar faturat e TVSH-së. Të gjithë janë biznesmenë dhe ky operacion për kapjen e tyre ka nisur disa muaj më parë.
Sipas “Fax News” në prangat e policisë kanë rënë:
Shkëlqim Hasani, Nevruz Lame, Bujar Murtaj, Ruxhdi Murataj, Dhimitraq Çelo dhe Indrit Sulaj.
vijon (J.V/Faxweb)