21:54 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I shpallur në kërkim, kapet 30-vjeçari në Belgjikë/ Kanosi me kallashnikov një shtetas në ambjentet e një restoranti

09:47 | 29/01/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I shpallur në kërkim, kapet 30-vjeçari në Belgjikë/ Kanosi me kallashnikov një shtetas në ambjentet e një restoranti

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim u kap në Belgjikë falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin. M.P., 30 vjeç lindur në Shkodër ishte vënë nga Gjykata e Shkodrës masa e “Arrestit në burg” pasi kanosi një shtetas me kallashnikov gjatë një konflikti verën e shkuar.

Ndërsa shtetasi Armand Luzhaj, 36 vjeç banues në Vlorë u arrestua nga policia me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Firences me 9 vite për trafikim narkotikësh.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Vijon bashkëpunimi me partnerët për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

1-Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi M. P., 30 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

2- Ndërkohë, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Romës dhe Interpol Tiranës, si dhe pas verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në ambientet e IEVP Fier u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Armand Lushaj (Jazaj), 36 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

Shtetasi Armand Lushaj (Jazaj), aktualisht ndodhet në IEVP Fier, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur.

Ky shtetas, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është kapur në Greqi dhe në muajin korrik të vitit 2023, është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri.

Pas

“Mirëmëngjes Fitness” me Erandën dhe Skerdin/ I ftuar kampioni absolut në Bodybuilding, Leonard Ballazhi

Para

Shqiptarët paguan nga xhepi 141 mln për blerjen e produkteve farmaceutike më 2023, financuan 55% të konsumit

Para
Shqiptarët paguan nga xhepi 141 mln për blerjen e produkteve farmaceutike më 2023, financuan 55% të konsumit

Shqiptarët paguan nga xhepi 141 mln për blerjen e produkteve farmaceutike më 2023, financuan 55% të konsumit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.