Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me iniciale O.XH.,56 vjeç banues në Elbasan është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Arrestimi i tij është bërë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Brescia/ Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Elbasan
Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
• O.Xh., 56 vjeç, banues në Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Brescia/ Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.