Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, është arrestuar në Shkodër. Në pranga është vënë shtetasi Zef Kakija.
Policia ka arrestuar edhe Lulzim Kakijan, 24 vjeç, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” .Gjithashtu është proceduar penalisht drejtuesi i automjetit me të cilin udhëtonin dy shtetasit e sipërpërmendur.
Venia në pranga e dy të rinjve ka ardhur pasi dyshohet se gjatë një konflikti më 13 gusht për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar në fshatin Postribë.