Makina e një drejtori të rëndësishëm është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në qytetin e Laçit.
Sipas Policisë së Kurbinit, bëhet fjalë për mjetin e shefit të personelit pranë ZRPP-së (Hipoteka) në Laç, Klevis Berhani. Ngjarja thuhet se është e qëllimshme dhe jo aksidentale.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, dhe mendohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e Berhanit.
Berhani nuk ka pranuar që të japë shpjegime në polici, dhe ka kërkuar që ngjarja të mos bëhet mediatike. Sipas burimeve ai nuk njihet si tip konfliktual dhe rezultyon pa precedent të mëparshëm.
Djegia e mjeteve është kthyer në një fenomen shumë shqetësues në vendin tonë, ndërsa rastet janë kryesisht të qëllimshme, dhe shërbejnë si paralajmërime për pronarët e tyre.
(E.K/FAXWEB.AL)