10:01 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I vunë gjobë 21 mijë euro një qytetari, lëviznin me makinë me sirena policie, arrestohen dy persona me të shkuar kriminale

14:22 | 13/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I vunë gjobë 21 mijë euro një qytetari, lëviznin me makinë me sirena policie, arrestohen dy persona me të shkuar kriminale

Finalizohet operacioni policor “TAKIMI”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

I vendosën gjobë 21 mijë euro një shtetasi dhe lanë vendtakim për të marrë paratë, por prangosen nga Policia.

Vihet në pranga një 43-vjeçar, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, person i dyshuar për veprimtari  kriminale në Itali si dhe një 37-vjeçar, person i shpallur në kërkim disa ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet i pajisur me fenelina e sirenë policie, 2 karta italiane të falsifikuara dhe një patentë e falsifikuar, të cilat i përdorte personi në kërkim ndërkombëtar, si dhe një sasi parash.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas informacioneve të marra se dy shtetas i kishin vënë gjobë për dhënie parash një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, duke përdorur edhe metodat proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “TAKIMI”.

Si rezultat i operacionit, në afërsi të Fushës së Aviacionit, është bërë i mundur bllokimi i automjetit me të cilin qarkullonin dy shtetasit e dyshuar N. F. alias A. T., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti, për kryerjen e veprave penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafik droge”. Ndaj shtetasit G. G., i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” kanë nisur procedurat nga drejtësia shqiptare për njësim vendimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakimi për të marrë paratë.

Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky shtetas për t’iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasve:

N. F. alias A. T., 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

E. L. alias G. G.(V.), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet e grumbulluara iu dërguan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprime të mëtejshme.

Pas

“Ne nuk do të bëjmë sehir”, Edmond Spaho tregon rrugën e vetme për zgjedhjet e parakohshme: Opozita do të nisë protestat

Para

Nipi i vrau gruan, bashkëshorti emigrant rrëfen mes lotësh momentin kur e pa në morg: Më thanë mos e prek trupin, e preka vetëm në ballë, nuk kishte asnjë shenjë

Para
Nipi i vrau gruan, bashkëshorti emigrant rrëfen mes lotësh momentin kur e pa në morg: Më thanë mos e prek trupin, e preka vetëm në ballë, nuk kishte asnjë shenjë

Nipi i vrau gruan, bashkëshorti emigrant rrëfen mes lotësh momentin kur e pa në morg: Më thanë mos e prek trupin, e preka vetëm në ballë, nuk kishte asnjë shenjë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Durrës, automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë inspektuam 87 subjekte, bllokuam 20 ton mallra

Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë

Parlamenti turk dënon sulmet izraelite në Siri: Mbështetje për popullin sirian

Vijon aksioni për shuarjen e flakëve në Drenovë

Vijon Operacioni “Plazhi i lirë”/Lirohen Hapësira Publike në Plazhin e Currilave

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Tragjedi në Irak/ Pesëdhjetë persona humbën jetën apo u plagosën në një zjarr të madh në një qendër tregtare

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.