08:09 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I vunë zjarrin malit në Shëngjin, përfundojnë në pranga dy të rinjtë

09:44 | 24/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjat vetëm disa orë kontrolli mbi flakët, riaktivizohet zjarri në Shëngjin (Video)

Policia ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë autorët e dyshuar të vënies së zjarrit në Malin e Shëngjinit

Zjarr i dyshuar i vënë për qëllime përfitimi, hapje kullotash për bagëti etj, i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa

Proçedohet edhe një shtetas tjetër për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke afër banesës së tij

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo personi për zjarrvënie të qëllimshme apo edhe nga pakujdesia që shkaktojnë dëme, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M.I. 34 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe A.U. 24 vjeç, banues në Shëngjin.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, rreth orës 21:45 datë 22 gusht, në Malin e Shëngjinit tek ” Lugu i Lemes”, dyshohet që i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje, zjarr i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa e jetë njerëzish.

Veprat penale ” Shkatërrim prone me zjarr” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 151 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u referuan materialet hetimore për proçedim penalisht edhe ndaj shtetasit K.M. banues në Tresh – Lezhë, sepse dyshohet që i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke rreth 500 m2 ku nga zjarri është djegur edhe rrethimi me shkurre i stanit të bagëtive të tij.

Vepra penale ” Shkatërrim prone me zjarr ” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Materialet procedurale hetimore në ngarkim të shtetasve lartpërmendur, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

Etiketa: arrestohen dy personashengjinzjarr
Pas

“E vranë me plumb në kokë në orarin e punës”, Rama zihet ngushtë nga komentuesit për vrasjen e 26-vjeçarit

Para

“Facebook” ka paguar për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve

Para
Skandali/ Nuk mbrojti të dhënat e përdoruesve, Facebook merr gjobën ‘e majme’

"Facebook" ka paguar për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

Fotot/ Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Trump beson se Kina do t’i dënojë me vdekje personat që merren me prodhimin ose shpërndarjen e fentanilit

Trump: Indonezia do të paguajë tarifa prej 19% dhe do të blejë 50 avionë Boeing sipas marrëveshjes tregtare

Parlamenti i Ukrainës mbështet dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren

Rubio: SHBA-të po mbledhin më shumë informacion mbi vrasjen e një palestinezi amerikan në Bregun Perëndimor të pushtuar

ILO: Numri i fëmijëve të angazhuar në punë ka rënë me më shumë se 100 milionë që nga viti 2000

Parashikimi i motit për sot,17 Korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.