07:26 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I zhytur në borxhe? Detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit, ku u filmua për herë të fundit, miku që e shoqëronte probleme me drejtësinë italiane

11:34 | 05/11/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I kishte para borxh, ‘çmenden’ të rinjtë në Vlorë, rrëmbejnë dhe dhunojnë barbarisht 27-vjeçarin

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e një biznesmeni në fushën e inerteve në Tiranë, i cili i ka humbur kontaktet me familjen që prej pothuajse dy javësh. Ruzhdi Hoxha ishte larguar nga banesa e tij në zonën e Kamzës mbrëmjen e 21 Tetorit, i ftuar nga miku i tij për të bërë së bashku një xhiro me makinë.

Por prej atij momenti, Hoxha nuk është kthyer më në banesë, duke lënë në ankth familjarët për fatin e tij. Ka qenë vëllai i Ruzhdi Hoxhës ai që ka bërë denoncimin fillimisht në komisariatin e policisë në Kamëz, dhe ngjarja fillimisht u trajtua si largim nga banesa.

Me kalimin e ditëve ngjarja po trajtohet si zhdukje dhe rrëmbim personi, dhe është duke u hetuar nga sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e shtetit.

Ndërkohë policia ka gjetur një celular në afërsi të “Shkollës së bashkuar”, që dyshohet se i përket personit të zhdukur, që mund të hedhë dritë dhe në lidhje me komunikimet e fundit që Hoxha ka pasur.

Hera e fundit që Ruxhdi Hoxha është fikuar nga kamerat e sigurisë është në autostradën Tiranë-Durrës kur ka qenë duke pirë kafe, me dy persona të tjerë.

Policia ka shoqëruar mikun me të cilin është takuar për herë të fundit biznesmeni, shtetasin F.Rr, i cili nga ana e tij rezultonte se kishte probleme me drejtësinë italiane.

Ende nuk dihet deklarata që ka bërë miku i viktimës që e ka parë për herë të fundit biznesmenin, ndërkohë që familja mbetet në ankth për shëndetin dhe jetën e Hoxhës.

Polica ka kontaktuar familjarët e të zhdukurit, ku bëhet e ditur se ky i fundit për 7 ditë e ka mbajtur telefonin të fikur. Pas shtatë ditësh telefoni i 43-vjeçsrit rezultoi aktiv por Hoxha nuk iu përgjigj thirrjeve.

Në mënyrë jozyrtare burime bëjnë me dije se biznesi i tij i inerteve ishte në prang falimenti dhe Hoxha ishte zhytur në borxhe, për shkak të krizës financiare.

Hoxha është baba i dy fëmijëve, ndërkohë që në kërkimin e tij janë angazhuar dhe familjarë, përfshirë vëllezërit e tij, të cilët po ndjekin dhe rastin në bashkëpunim me policinë.

Burime bëjnë me dije për Fax News se kjo nuk është hera e parë që Ruzhdi Hoxha largohet nga banesa pa gjurmë dhe në këtë formë.

Edhe më parë familjarët e kanë denoncuar si të larguar nga banesa dhe me pas është kthyer vete në shtëpi, por në të dyja rastet e mëparshme, zhdukja e tij ka zgjatur jo më shumë se dy ditë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Shteti më i mirë në botë gjendet në Europë, zgjidhet në krye për të pestin vit rradhazi

Para

VIDEO/ Ndeshja e futbollit europian kthehet në “arenë boksi”, lojtarët kapen për fyti dhe goditen

Para
VIDEO/ Ndeshja e futbollit europian kthehet në “arenë boksi”, lojtarët kapen për fyti dhe goditen

VIDEO/ Ndeshja e futbollit europian kthehet në "arenë boksi", lojtarët kapen për fyti dhe goditen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve gjatë bisedimeve për armëpushim në Gaza, ndërsa negociatat ‘e vështira’ vazhdojnë

Trump njofton një tarifë prej 50% për importet e bakrit

Zjarret në Latakia të Sirisë prekin gati 2,000 familje

Shqipëria po plaket,grupmosha mbi 60 vjeç zë një të tretën e popullsisë më 2024

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.