Si pa kuptuar London Noor bëri një vit që ka ardhur në jetë. Dhe jo vetëm për familjen po edhe për ne që e ndjekim nga fotot e prindërve të tij apo tezes koha ka fluturuar shpejt.
Edhe pse prisnim shumë foto nga 1-vjetori i tij, familja është treguar fillimisht paksa e rezervuar, ndërsa foton e vetme zyrtare ka vendosur që ta postojë Ledioni.
Teze Lori nuk i la fansat virtualë të hamendësonin, por bashkë me urimin, postoi edhe një foto nga ai kënd ku vareshin tullumbacet me “happy birthday”.
Ndërsa Ledioni në foton e ëmbël shkruan: “Ditëlindja e parë e London Nor. Ia dolëm Sara Hoxha” – shkruan Ledioni di për t’i kujtuar Sarës pothuaj vitin e parë, që me siguri nuk ka qenë aspak i lehtë për mikun tonë të vogël të Instagramit.
Vetë London është duket mjaft i qetë krah prindërve të tij, ndërsa tani na shtohen edhe më shumë dyshimet se cilit prej prindërve i ngjan më shumë.
(E.K/FAXWEB)