00:43 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

IDENTITET/ “Historia e një qyteti të ndërtuar mbi gurë”, Gjirokastra e Argjiros, tradicionales dhe njerëzve mikpritës

22:51 | 30/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
IDENTITET/ “Historia e një qyteti të ndërtuar mbi gurë”, Gjirokastra e Argjiros, tradicionales dhe njerëzve mikpritës

“Historia e një qyteti të ndërtuar mbi gurë!”

Moderatorja dhe gazetarja Aida Shtino, në emisionin “Identitet”, ka sjellë në ekranin e FaxNews qytetin e gurtë të Gjirokastrës.

Me rrugët e kalldrëmta, banesat e paarritshme, ku ndërthuret stili oriental me atë perëndimor. Me Kështjellën e Argjiros, gatimet tradicionale dhe sigurisht, mikpritjen e vendasve, kështu paraqitet ky qytet i lashtë.

Data e ndërtimit të Kalasë së Gjirokastrës është e paqartë, megjithatë historia e saj prek disa epoka.

Në Kala, përveç mureve të lartë, ndodhet dhe Kulla e Sahatit, nga ku pamja është mbreslënëse.

Atraksionet e veçanta janë të shumta në Gjirokastër, gjë që ka bërë dhe ardhjen e qindrave turistëve në muaj.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi ka treguar mbi zhvillimet e viteve të fundit që janë ndërmarrë në të gjithë zonën. Golemi është shprehur që një nga problematikat kryesore janë pronësimet, banesa të cilat kanë disa pronarë. Një pjesë të lëna pas dorë nga pronarët e larguar, megjithatë kryebashkiaku tregon që është duke u punuar për të gjetur një zgjidhje.

Sakaq, turizmi i shumëfishuar dhe investimet e bëra, nuk kanë munguar na tregon Golemi, sikurse janë shtuar bujtinat dhe shtëpizat akomoduese.

Flamur Golemi: Unë si profesion jam mjek. Në 2017 u bëra pjesë e politikës, por nuk më ngjiti Tirana.

Mbartëm shumë probleme, por më vjen mirë që ka shumë ndryshim. Në mars kemi pasur 6 mijë turistë. Ka turistë nga e gjithë bota. Nuk mund të ngelesh pa ardhur në Gjirokastër, nëse vjen në Shqipëri. Para 5 vitesh, banesat akomoduese kanë qenë shumë pak, gjë që ka ndryshuar pasi janë hapur bujtina dhe shtëpiza.

Vitet e fundit nuk janë lejuar ndërtimet, jashtë strukturës së stilit tradicional që e karakterizon Gjorkastrën. Një nga problemet aktuale janë pronësimi i shtëpive. Ka shumë shtëpi me disa pronarë, të cilët me kalimin e viteve shtohen. Është një suport shumë i madh dhe me Ministrinë e Kulturës. Vlera e pronave të braktisura është 10-fishuar.

Me rrugën e bërë, Gjirokastra ka edhe det.

Qyteti i Gjirokastrës shquhet për artizanët që kanë lënë gjurmë në çdo cep të tij, në shtëpitë, në veshjet, në punimet e dorës. Jo një gjë e rastësishme, ka treguar një nga artizanët, pasi kjo vjen prej një kulture të trashëguar në breza.

Për turizmin, artizanët në Gjirokastër kanë dhënë një kontribut të madh nëpërmjet ruajtjes së traditës.

Etiketa: argjiroflamur golemigjirokasteridentitetturizmi
Pas

ME XHAXHIUN/ Tensionet në Veri, Nexhmedin Spahiu: Kjo është betejë vendimtare, provokimet serbe kanë arritur deri në…

Para

OKB: Në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë më të plakur në botë

Para
OKB: Në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë më të plakur në botë

OKB: Në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë më të plakur në botë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.