07:44 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Identitet” në qytetin e dijes, kryebashkiaku i Elbasanit flet për projektet: Po përgatisim dosjen që kalanë ta çojmë në UNESCO

22:13 | 09/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Identitet” në qytetin e dijes, kryebashkiaku i Elbasanit flet për projektet: Po përgatisim dosjen që kalanë ta çojmë në UNESCO

Moderatorja Aida Shtino, në puntatën e dytë të emisionit “Identitet”, ka vizituar qytetin e Elbasanit dhe zonat turistike përqark tij. Bysheku dhe Gjinari, kanë qenë ndër peizazhet atraktive, ku moderatorja ka shkuar. Me pamje mahnitëse dhe projekte të cilat e bëjnë të mundur të kaluarit një kohë të mirë, këto zona janë mjaft të vizituara nga turistë të huaj dhe vendas. Kohët e fundit, i është dhënë më tepër rëndësi investimeve, ku përveç përfitimeve kulturore ka edhe potencial ekonomik.

Gazetarja ka bashkëbiseduar gjithashtu me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, njëkohësisht dhe kandidat për zgjedhjet e 14 Majit, Gledian Llatjan. Kryebashkiaku, ka treguar rreth projekteve që kanë pasur gjatë këtij 4-vjeçari, ku për një pjesë synohet të vazhdohet dhe më tej.

Ndër atraksionet kryesore, ku ka pasur ndërhyrje është Gjinari me turizimin e natyrës, por edhe Funari, ku përveç bukurive të shumta, synohet të kthehet në një destinacion për sportet e natyrës.

Llatja shprehet që i është bërë thirrje Ministrisë së Kulturës për një ndërhyrje të specializuar edhe në Ad quintum.

Një nga projektet kryesore dhe më të veçanta, është kalaja e Elbasanit. Ndryshe mund të cilësohet si “zemra e qytetit”, ku është përgatitur një projekt mjaft i gjerë i cili nëse shkon si duhet, së bashku me mbështetjen e qeverisë do të ishte një kthesë për mirë për ekonominë e qytetarëve, sikurse edhe për kulturën e këtij vendi. Kryebashkiaku na bën të ditur, që janë duke punuar për përgatitjen e dosjes, që kalaja të çohet në UNESCO.

Elbasani ka në veçanti, një lidhje të ngushtë me arsimin, ku Llatja shprehet se në çdo derë mund të gjesh nga një mësues. Pra, ai tregon që prioritet është dhe kjo çështje.

Gledian Llatja: Projektet tona për Elbasanin, janë ato që i kemi nisur tashmë, kemi nisur një sërë projektesh gjatë këtij 4-vjeçari. Një nga projektet kryesore është ai i Gjinarit, projekt turistik, malor, me ajër shumë të mirë, me njerëz shumë të mirë, traditë në gatim dhe në mikpritje edhe shumë afër Tiranës.

Ka një pyll shumë të bukur dhe atraksione kulturore, ndër to dhe kisha e Onufrit. Krijon një mini-pol të vetin të zhvillimit turistik dhe ekonomik. Gjithashtu dhe Funari, një nga perlat tona ende të pazbuluara, do ta kthejmë atë në një destinacion për sportet e natyrës. Kemi liqene aty, po hapim shtigje malore, kemi një sërë vendesh atraktive, afër me Tiranën dhe do të afrohet me Durrësin. Kemi ecur mirë me infrastrukturën, kemi sistemuar ujin e pijshëm dhe kemi instaluar linjën elektrike.

Po të zbresësh pak më poshtë, del në Bradashesh, ku ka disa destinacione të tjera turistike. Kemi manastirin e Shën Joanit, që ka një interes të madh turistik. Në qershor kthehet në një nga destinacionet kryesore.

Kemi atraksione të tjera plotë, vazhdojmë me Ad quintum, që e kemi në Bradashesh. Ai është një monument arkeologjik, kërkon ndërhyrjen e specializuar. I kemi kërkuar dhe Ministrisë së Kulturës të ketë një vëmendje më të posaçme. Edhe ai ka problemet e veta, si shumë problematika në Shqipëri.

Afrohemi në Elbasan, automatikisht je i lidhur me kalanë, me traditat, kulturën, ushqimin e pasur. Rruga ‘Egnatia’ ka përziere të kulturës romake, bizantine dhe perse.

Ka pasur probleme me pronësinë, të cilat jemi përpjekur t’i japim një zgjidhje. Ne ngritëm një grup pune për të parë se si do ta bëjmë kalanë, një projekt që është marr si projekt kombëtar, ku edhe shteti është duke bashkëpunuar për të ndërhyrë në një model të bukur, për t’i dhënë zhvillim.

Po vazhdojmë dhe me start-upet, kemi 23 banesa për të përfituar nga bonusi. Nga një model ku në kala nuk bëhej projekt, sot kemi 23 aplikime, kjo është një gjë e mirë. Pavarësisht buxhetit të vogël këtë vit, jam i bindur që edhe kryeministri do ta mbështesë.

Ne po fillojmë të bëjmë gati të gjithë procedurën për dosjen që ta çojmë kalanë në UNESCO. Do dojë kohën e  vetë, por ne duam ta fillojmë sot.

Pas

Kristi rrëfehet pas mbarimit të “BBVA”: Zhaklina mund të ketë tërheqje seksuale ndaj meje

Para

Pique i përket të kaluarës? Shakira “kapet mat” me Luis Hamilton

Para
Pique i përket të kaluarës? Shakira “kapet mat” me Luis Hamilton

Pique i përket të kaluarës? Shakira “kapet mat” me Luis Hamilton

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

Moti ekstrem ‘pushton’ Bosnje-Hercegovinën, publikohen pamje të reja dramatike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump: Putini po flet shumë budallallëqe për Ukrainën

8 të vdekur, 18 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në kufirin Kinë-Nepal

Shefi i inteligjencës franceze: Nuk ka siguri për vendndodhjen e rezervave të uraniumit të Iranit

GJND-ja kërkon arrestimin e udhëheqësve talebanë për persekutimin e grave

Presidenti francez Macron kërkon njohjen e shtetësisë palestineze si ‘rruga e vetme drejt paqes’

Britania e Madhe kërcënon Izraelin me sanksione shtesë nëse armëpushimi në Gaza nuk arrihet ‘brenda javëve të ardhshme’

Numri i të vdekurve nga protesta e fundit antiqeveritare në Kenia rritet në 31

Elon Musk ‘plas bombën’ e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.