Mbrëmjen e djeshme aktorët e Teatrit Kombëtar kanë protestuar sërish kundër shembjes së godinës, dhe ngritjes së një kulle në vend të saj.
Njësoj siç bëri Robert De Niro në ndarjen e çmimeve Tony Awards, teksa i tha presidentit amerikan ‘’Fuck you”, ashtu edhe aktori Alfred Trebicka ka kërkuar që ne ti themi të njëjtën gjë Edi Ramës.
‘’Diktaturat e sofistikuara në thonjëza që janë instaluar në Shqipëri dhe në botë, na japin shembuj sesi duhet rezistuar. Është e freskët fare, Robert De Niro i tha Trumpit ‘’Fuck you”, dhe ne duhet që ti themi këtij tonit ‘’fuck you””, u shpreh Trebicka që mori dhe duartrokitjet e të pranishmëve.
Edhe dje protestuesit kërkuan mbrojtjen e ndërtesës së Teatrit dhe mosmiratimin e ligjit që i hap rrugë ndërtimit me PPP të teatrit dhe të kullave përreth tij.
Protestuesit e quajtën projektligjin që parashikon dhënien e tokës publike ku ndodhet teatri një kompanie private, një skemë të pastër klienteliste antikushtetuese.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=j4cvX5Mo2Os&feature=youtu.be