Mungesa e Kryeministrit Rama në seancën plenare, duket se nuk ka shfaqur interesin e asnjë prej ministrave kryesor që të shkojnë në parlament.
Rama ndodhet në Poloni, ndërkohë që sot në disa momente nuk ka qenë asnjë prej ministrave i pranishëm. Fillimisht ministrat ishin të pranishëm, por më pas janë larguar.
Kanë qenë vetëm një pjesë e deputetëve të PS-së dhe opozitës së re që kanë ndjekur punimet e seancës plenare pa u shkëputur.