Një 17-vjeçar me iniciale L.B është zhdukur dhe policia e Gjirokastrës është vënë në kërkim të tij. I riu nga Këlcyra banues në fshatin Beqaraj është larguar në drejtim të paditur nga banesa. Mësohet se denoncimin në polici e ka bërë babai i tij, shtetasi A.B 65-vjeç.
Policia po punon për gjetjen e tij, ndërsa ngjarja është ende e paqartë.
Në pyetje janë marrë familjarët dhe të afërmit e tij për të zbardhur ngjarjen.