21:38 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ikën Totozani, afati për dorëzimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit 17 janari. Kuvendi jep detajet

13:09 | 04/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Ikën Totozani, afati për dorëzimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit 17 janari. Kuvendi jep detajet

Komisioni për çështjet ligjore dhe Administratën Publike ka hapur procedurat për pranimin e kandidaturave për kreun e Avokatit të Popullit. Të gjitha kandidadurat duhet të paraqesin dokumentet pranë Sekretarisë së Kuvbendit të Shqipërisë. Vendimi që mban firmën e Fatmir Xhafajt, kryetarit të këtij Komisioni në datën 28 dhjetor, njofton edhe detajet e këtyre pranimeve.

Bazuar në Vendimin nr 3 datë 28.12.2016, të “Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, Ftohet çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë:

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit

Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:

a): të jetë shtetas shqiptar.

b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;

ç): të mos jetë dënuar penalisht

d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:

Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur

CV-në, nr kontakti tel/email/

Fotokopje e kartës së identitetit

Librezë pune e noterizuar

Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar / studime pas universitare/ të noterizuara

Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.

Plotësimi dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.

Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumentet dhe afati i paraqitjes së tyre bëhet brenda 20 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi.

– Kandidati duhet të ketë në vëmendje edhe përcaktimet 10, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar: Deklaratë për mosqenien anëtar i partive/organizatave politike

– Kandidati duhet të ketë në vëmendje përcaktimet në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar:

Deklaratë se nuk është në konflikt interesi me përcaktimet ligjore të nenit 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar. (E.K/SHUPLAKA)

iglii

Etiketa: avokati i popullitkandidaturatkomisioni
Pas

I biri u vetëvar në burgun e Rrogozhinës, nëna mes lotësh: Mezi e kam rritur, vuajmë për të siguruar thesin e miellit

Para

Heqja e mandatit, Selami dorëzon ankimimin te Gjykata Administrative

Para
Shkëlqim Selami: S’mund të më bëjnë pis! Mua mandatin ma ka dhënë Vlora, s’ma heq dot njeri!

Heqja e mandatit, Selami dorëzon ankimimin te Gjykata Administrative

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.