18:02 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ILDKPI nuk justifikon pasurinë e gjyqtarit Lulo, ç’ndodhi sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

12:26 | 21/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ILDKPI nuk justifikon pasurinë e gjyqtarit Lulo, ç’ndodhi sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Vetë Lulo zgjodhi të mos ishte në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij Ardian Visha. Relatorja e çështjes, Etleda Çiftja thotë se nga raporti për pasuritë i ILDKPI-së, rezulton se Lulo ka mungesë të burimit të pasurive.

Vetë ILDKPI është shprehur se ka deklarim të rremë të gjyqtarit Lulo, ndërsa gjyqtarja relatorja bëri të ditur se gjatë fazës së hetimeve të komisionit, është komunikuar me postë elektronike me vetë Lulon.

Ndërkohë që ka deklaruar se ai ka një depozitë financiare prej 480 mijë dollarësh në në Kanada, një shtëpi në Kanada, apartament në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, zyrë dhe një shumë prej 100 mijë dollarë dhuratë.

Trupa Gjykuese fton Lulon të paraqesë komentet e tij për rezultatet e mundshme të procesit të rivlerësimit.

Ndërkohë, avokati i Lulos, Ardian Visha thotë se vlerësimi i klientit të tij është i pari subjekt që del në seancë. “Raporti i ILDKPI është një produkt që ndërsa nuk ka prodhuar gjetje për 14 vjet, tani ndodh e kundërta. Kjo përbën habi sepse mungojnë të dhëna si të ardhurat e Fatos Lulos kur ka qenë avokat, apo ligjshmërisë të të ardhurave të motrës së gjyqtarit që i ka dhuruar 100 mijë dollarë. Fatos Lulo ka qenë avokat më herët gjatë viteve ’90, pse ILDKPI i konsideron këto vite më të ardhura zero?”, u shpreh Visha.

Po ashtu për gjykatësin e Kushtetueses është gjetur se nuk ka paguar taksat gjatë kohës kur ishte avokat, ndërsa ka shkëmbyer dhurata në vlera të mëdha me të motrën, si një shumë prej 100 mijë eurosh dhe apartamentin e prindërve.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: komisioni
Pas

Gjirokastër, rishfaqen maskat, vidhen bizhuteri e telefona

Para

Shkodër, situata kritike në Dajç, administratori: Banorët të izoluar, deklarata e Mesit, çnjerëzore

Para
Shkodër, situata kritike në Dajç, administratori: Banorët të izoluar, deklarata e Mesit, çnjerëzore

Shkodër, situata kritike në Dajç, administratori: Banorët të izoluar, deklarata e Mesit, çnjerëzore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti

Akuzat e Ramës, reagon Prokuroria e Shkodrës: Ja pse nuk u fillua procedim penal për ndërtimet në Theth

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

Sulme të fuqishme në Ukrainë, dronët rusë godasin Kharkivin dhe Zaporizhian, dhjetëra të plagosur

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.