20:07 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilir Meta apel në ditën e gazetarëve: Media sot, në gjendjen më të rëndë dhe shqetësuese

12:50 | 02/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta apel në ditën e gazetarëve: Media sot, në gjendjen më të rëndë dhe shqetësuese

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vërejtur sot në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve ka skanuar gjendjen e medias në Shqipëri duke e parë ‘rrugëtimin’ e saj në një përkeqësim të vazhdueshëm. Censura, presionet politike, ‘fake news” e ngritur në sistem, keqpagimi dhe trajtimi i gazetarëve, paketa antishpifje nga qeveria shqiptare dhe më e rëndësishmja kërcënimi i jetës së gazetarëve dhe moszbardhja e këtyre ngjarjeve janë shqetësimet madhore që po e rendisin Shqipërinë në vendet me media’pjesërisht e lirë’, sipas presidentit Meta.

Postimi i plotë:

“Liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm.

Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme. Presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar.

Shumë portale në të zezë e kanë ngritur “Fake News” në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e “kasetave të gatshme” dhe të transmetimeve me “regji qendrore” po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve.

Një nisëm ligjore “anti-shpifje” e propozuar nga qeveria tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organizatat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë.

“Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik.

Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash që përfitojnë burime financimesh të dyshimta apo nga fondet publike “çirren” paturpësisht për lirinë e medias.

Ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesit e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala apo rrahjes barbare të gazetarit, Elvi Fundo, edhe pse për këto dy raste pati nisur një hetim shtetëror.

Për të gjitha këto arsye e jo vetëm, Shqipëria sipas konkluzioneve të organizatës së gazetarëve “Reporterët pa Kufij” ka zbritur me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias.

“Freedom House” ka ngritur alarmin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë.

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale dhe raporti i OSBE/ODIHR gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen për gjendjen e përkeqësuar, të rëndë e tepër shqetësuese në të cilën ndodhen gazetarët në Shqipëri.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

Ndaj sot në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi, shantazhimi dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror.

Integriteti profesional e njerëzor i tyre të respektohet rigorozisht dhe askush të mos guxojë, për asnjë arsye të intimidojë një gazetar në krye të detyrës.

Duke dënuar me forcë dhe ashpërsi çdo formë dhune ndaj reporterëve, theksoj se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.”

Pas

Atentati ndaj Ndojës, Çollaku: Objektiv ishte prokurori, tymnaja mbi Muharremin i shërben politikës!

Para

Atentati ndaj prokurorit/ Gazetari ngre pikëpyetjen e madhe: A do të merren në pyetje Rama dhe Braçe?!

Para
“Edi Rama ia bëri Vetingun me plumba”, gazetari hedh akuza të forta: Kush fshihet pas atentatit të Ndojës

Atentati ndaj prokurorit/ Gazetari ngre pikëpyetjen e madhe: A do të merren në pyetje Rama dhe Braçe?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

Sulmi në Kolorado gjatë protestës në mbështetje të Izraelit, Trump: Rezultat i kufijve të hapur të Biden, radikalët e paligjshëm do të depërtohen

Propozimi i presidentit Erdogan: Putin të takohet me Zelenskyn në Turqi, të jetë i pranishëm edhe Trump

11 maji, PD i drejtohet KQZ-së: Mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit!

Zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti kërkon rinumërimin dhe vlerësimin e votave për qarkun e Tiranës

Tarifat doganore të Trump, Shqipëria 7 miliardë lekë eksporte drejt SHBA-së, e furnizon me 3% të materialeve për përpunimin e hekurit

Sulm terrorist në SHBA, tetë persona humbin jetën

Zjarri në rezidencën e kryeministrit britanik, arrestohet i dyshuari i katërt

Tronditet Serbia para Shqipërisë, trajneri shpërthen kundër lojtarëve: Dorëhiqem nëse jam unë problemi!

Zgjedhjet e 11 Majit, Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave në Bashkinë e Kavajës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.