Presidenti i zgjedhur Meta u ka kërkuar sot në mbrëmje votën socialistëve nga sheshi “Nënë Tereza”. Ai u shpreh se Rilindja nuk mund të jetë partia e tyre pasi Rilindja dhe PS nuk janë e njëjta gjë.
Ai u shpreh se nga një parti e nderuar dhe respektuar sot PS ësht më keq se asnjëherë.
“Socialistë, nuk është Rilindja partia juaj, ja ku e keni partinë tuaj, partinë e solidaritetit, e integrimit, e fjalës së mbajtur kjo është partia e krijuar në traditën më të mirë të partive eurosocialiste.
kjo është organizata e rinisë më fortë në Europë, e demokracisë dhe shpresës në këtë vend”,-u shpreh Meta.
(M.D/Shuplaka)