Pas përfshirjes së qeverisë shqiptare në financimin e impiantit të mbetjeve në Fier, Ministria e Financave në fund të 2017-ës ka derdhur në thesar një faturë të majme prej 820 mijë eurosh, ose 108 milionë lekë për kompaninë e Klodian Zotos.
Kompanisë Integrated Technology Waste Treatment, ka fituar koncesionin për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Fierit, një kontratë 30-vjeçare, dhe po merr pagesa nga Thesari, megjithëse nuk investimi nuk ka nisur.
Revista Monitor shkruan:
“Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, Integrated Technology Waste Treatment Fier, më datën 19 dhjetor 2017 ka ekzekutuar faturën prej 108 milionë lekësh, duke e çuar kështu shumën e përgjithshme të pagesave ndaj kompanisë në 771 milionë lekë ose rreth 5.8 milionë euro.”
Protestat e banorëve të Fierit gjatë zgjedhjeve të 2017-ës penguan nisjen e punimeve. Për disa vota më shumë, kandidatët e forcave politike premtuan pezullim të projektit.
Kompania “ Technology Waste Treatment Fier” me pronar të vetëm Klodian Zoton, i akuzuar nga opozita si lidhje e ngushtë e ministrit Arben Ahmetaj, do përfitojë gjatë 2018-ës rreth 660 milionë lekë të tjera, megjithëse nuk e ka zgjidhur ende çështjen e tokës ku do ngrihet incineratori.
Zoto ka përfituar 178 milionë euro për ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë.
Të dhënat janë marrë nga Monitor.al
(F.G/Faxweb)
Lexo më shumë për këtë temë:
https://faxweb.al/njeriu-misterioz-i-miliardave-kush-eshte-klodian-zoto-dhe-lidhja-e-tij-me-incineratoret-ne-shqiperi/