Deputetja Ina Zhupa, gjatë takimeve me peshkatarët në Sarandë, ka sjell pamjet nga gjendja e mjerueshme që është lënë Porti i Peshkimit në Sarandë. Ajo rendit një seri problematikash që vihen re në port, edhe cilëson që kjo gjendje e mjerueshme është faj i institucioneve të papërgjshme.
Zhupa i drejtohet ministres së bujqësisë dhe deputete e Sarandës njëkohësisht Anila Denaj dhe kryebashkiakut Caci duke i kujtuar se ata shkojnë te peshkatarët vetëm për takime për votat dhe në këto vite nuk kanë bërë asgjë për ta.
Reagimi i deputetes Ina Zhupa:
Porti i Peshkimit në Sarandë në gjendje të mjerueshme, papërgjeshmëri institucionale.
Situata e portit të peshkimit sot në Sarandë është dramatike. Pushteti kujtohet për peshkatarët vetëm kur vjen për votën, edhe kam 4 vjet që denoncoj për problematikat e peshkatarëve dhe ska asnjë përmirësim apo vëmendje.
Në portin e peshkimit shikon:
-Anije që kanë nga 10 vite në kantier duke zënë vendin e anijeve të tjera që kërkojnë rimont.
-Jahte private të cilat nuk kanë asnjë lidhje me peshkimin por që zënë vendin e varkave të peshkimit dhe nuk i lejojnë ato të riparohen në kohën e duhur.
-Anije turistike të ankoruara në mol që po me miq dhe dhunë kanë zënë vendin e varkave të peshkatarëve të thjeshtë.
-Ujë i prerë dhe kabina elektrike të shkatërruara nga klientela të caktuara që duan ekskluzivitet të shërbimeve ndaj varkave.
– Grumbuj mbetjesh dhe papastërti të çdo lloji, që e bëjnë të duket se je në një landfill të madh riciklimi të mbetjeve sesa në një port peshkimi.
Janë të braktisur në çdo aspekt peshkatarët, ju kanë hequr çdo fond e subvencion pasi Krifcat me klientët zhdukën fondeve të IPARD, tashmë nuk ju krijojnë as kushtet minimale për një port dinjitoz peshkimi.
Anila Denaj dhe Oltion Caci kujtohen të vijnë për fushatë dhe të kërkojnë votën e peshkatarëve por nuk janë kujtuar këto vite ti ndërtojnë kushtet për të berë punën e tyre të ndershme që mbajnë familjet. Nuk i gënjeni dot më!