Banorët e Vërrisë kanë dalë sërish në një protestë, pasi ka vijuar puna për ndërtimin e inceneratorit për përpunimin e mbetjeve.
Banorët kanë protestuar me karton të kuq simbolik në dorë, si shenjë se ata janë kundër këtij ndërtimi.
Në videon e Fax News, banorët bëjnë thirrje: Hiqni mjetet, hiqini që këtu!
Pak ditë më parë, në fshatin Vërri të Fierit, pati konfortime mes policisë dhe banorëve.
Ata kundërshtojnë ndërtimin e impiantit pasi sipas tyre do shkatërrojë tokën bujqësore.
Nga ana tjetër, dhe opozita kundërshton ndërtimin dhe pretendon se pas inceneratorëve fshihet ministri Arben Ahmetaj dhe Kryeministri Rama.
(F.G/Faxweb)
Video:
https://www.youtube.com/watch?v=Zn-rqisI0b0&feature=youtu.be