22:22 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inceneratorët morën 15.4 mln euro më 2022, të katërtit në radhë për madhësinë e financimit buxhetor

07:12 | 24/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inceneratorët morën 15.4 mln euro më 2022, të katërtit në radhë për madhësinë e financimit buxhetor

Projektet e inceneratorit të Tiranës dhe të Elbasanit, vitin e kaluar, morën 1.8 miliardë lekë (15,4 mln euro) financime nga buxheti i shtetit, ku rreth 1.4 miliardë lekë u dhanë për impiantin e Tiranës dhe 376 milionë lekë për atë të Fierit.

Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Financave në listën vjetore të investimeve publike dhe pagesat ditore të thesarit.

Ndonëse projektet e dy inceneratorëve kanë të njëjtin qëllim, djegien e mbetjeve, Ministria e Financave e ka klasifikuar inceneratorin e Fierit te projektet e investimeve publike, ndërsa atë të Tiranës e ka klasifikuar te shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes. Pagesat buxhetore për këtë projekt publikohen në pagesat ditore të thesarit.

Duke marrë në konsideratë financimin për impiantin e Tiranës që, për vitin 2022 ishte 14,2 miliardë lekë (12,2 mln euro) sipas databazës “Open Data Albania”, ky projekt renditet në krye të top listës për madhësinë e financimit që mori gjatë vitit buxhetor 2022.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, nga janari në nëntor 2022, projekti më i financuar ishte rindërtimi i banesave individuale që u shemben nga tërmeti i vitit 2019 me rreth 4,7 miliardë lekë, projekti i dytë më i financuar ishte ndërtimi i tunelit të LLogarasë me 4,6 miliardë lekë, projekti i tretë ishte kontrata e rrugës së Arbrit me 2,9 miliardë lekë.

Pastaj në renditje vijnë pagesat e inceneratorit të Tiranës dhe Fierit, me rreth 1.4 miliardë lekë për 11-mujorin 2022 dhe 1.8 miliardë lekë për të gjithë vitin 2022.

Pagesat për inceneratorët janë shembulli më tipik i abuzimit me fondet publike. Projektet të cilat janë në hetim nga SPAK dhe për të cilët janë arrestuar dhe janë në hetim dhjetëra persona, janë pasqyra e shpërdorimit masiv që nga ideja, fizibiliteti, projektet dhe mënyra se si ato janë shndërruar në një grope të zezë për taksat e shqiptarëve.

Projektet janë duke marrë pagesa të rregullta nga buxheti në kundërshtim me parimet dhe ligjet e Menaxhimit buxhetor ku pagesat për një kontratë investimesh nuk bëhen pa u mbështetur në një situacion punimesh.

Menaxhimi i mbetjeve në Bashkinë e Tiranës bëhet në të njëjtën mënyrë si para 10 vitesh, duke bërë mbulimin me dhe pa asnjë proces riciklimi dhe incenerimi, teksa fatura e përpunimit të tyre është disa fish më e lartë.

Prej së paku katër vitesh, tre inceneratorët, i Elbasanit, Fierit dhe tani ai i Tiranës renditen në krye të listës së investimeve qeveritare për nga vlerat e larta të financimit, por duket se ato nuk i kanë shërbyer aspak qëllimit për të cilin janë investuar taksat e shqiptarëve.

Vlera progresive e financimit të tyre deri në fund të 2022 i ka kaluar 100 milionë eurot.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT treguan se gjatë vitit 2021, vetëm 2 për qind e mbetjeve të gjeneruara në shkallë vendi u përpunuan nëpërmjet inceneratorëve. Kjo përqindje është shumë e ulët në raport me financimet që janë akorduar nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.

Pa nisur pagesat për inceneratorët, qeveria shpenzonte afërisht 3 milionë euro në vit për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2015, programi i menaxhimit të mbetjeve urbane u financua me 400 milionë lekë, rreth 3 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar me 15,4 milionë euro kanë përfituar vetëm inceneratorët. MONITOR

Pas

Pronarët e karburanteve në Itali nisin një grevë 48-orëshe, shkak është rritja e çmimit

Para

Horoskopi 24 janar 2023, parashikimi i yjeve për 12 shenjat e Zodiakut

Para
Cilat janë tre shenjat e horoskopit që nuk e durojnë toksicitetin në marrëdhëniet e tyre

Horoskopi 24 janar 2023, parashikimi i yjeve për 12 shenjat e Zodiakut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.