11:56 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Incidenti me truprojën e Arta Markut, Komuniteti i Gazetarëve paralajmëron protestë. Ja kur do të mbahet

20:42 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
U përplas tek muri nga truproja i Arta Markut, reagon gazetari: Unë nuk jam i përkohshëm

Pas incidentit midis gazetarit të Renaldo Salianji dhe truprojës së Prokurores së Përgjithshme Arta Marku ku ky i fundit e përplasi tek muri gazetarin që përpiqej të merrte një prononcim nga prokurorja, ka reaguar edhe Komunitetit i Gazetarëve.

Në një deklaratë publike thuhet se “truproja e Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme Arta Marku, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kolegut tonë Renaldo Salianji, gjate kohes qe ai kryente detyren e tij, brenda ambienteve të një institucioni, në një akt skandaloz”.

Duke sjellë edhe shembuj të tjerë të pengimit të gazetarëvë për të ushtruar detyrën e tyre, KG thekson se të gjitha këto akte, janë të jashtëligjshme por edhe të rënda, e të papranueshme.

“Sot gazetarët në vendin tonë janë duke u përballur me institucione e zyrtarë që nuk respektojnë, nuk njohin dhe injorojnë çdo ligj. Sot gazetarët janë të dhunuar, të penguar në ushtrimin e detyrë së tyre dhe trajtohen me arrogancë institucionale”, shkruhet në deklaratë.

DEKLARATE E KOMUNITETIT TE GAZETAREVE                

Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjate kohes qe po kryente detyrën e tij.
Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën. Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.

Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.
Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.

Sot, gazetarët në Shqipëri po perballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njërëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.
Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve pëegjegjese për të dënuar këto akte,kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë .

Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.
Ne kërkojë që zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.
Ne kërkojmë zbatimin e ligjit!
Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën!
Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arta markukomuniteti i gazetareveRenaldo Salianjitruproja i arta markut
Pas

FOTO/ “Ustai i plagjiaturave”, Vladimir Kola ‘gozhdon’ deputetin socialist

Para

Pas takimit reagon Tsipras : Zhvillimet negative për pakicat greke, uroj të përgënjeshtrohen

Para
Pas takimit reagon Tsipras : Zhvillimet negative për pakicat greke, uroj të përgënjeshtrohen

Pas takimit reagon Tsipras : Zhvillimet negative për pakicat greke, uroj të përgënjeshtrohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane, Khamenei i kërkon mbështetje Putinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

Erion Braçe: Çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, abuzim i pastër! Duhet ndërhyrje urgjente

Sulmet e vazhdueshme nga Irani, ndërpritet energjia elektrike në disa zonë në Izraelin jugor

Kuvendi i Shqipërisë lançon portalin E-Legjislacioni: Një hap drejt një procesi më transparent dhe modern ligjvënës

Alarm në veri të Izraelit/Sirenat e rrezikut dëgjohen pas sulmit me raketa nga Irani

Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.