Është mbajtur sot seanca gjyqesore per ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e përfshirë në një incident vitin e shkuar ne uzinen e Gramshit.
Sakaq seanca është shtyrë për më datë 4 prill, ku do të jepen edhe konkluzionet përfundimtare.
Sipas autoriteteve ruse të drejtësisë, rezulton se blogerja është person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”.