21:15 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Indeksim të paktën çdo dy vite/ Pagat në sektorin publik në nivelet e BE për punonjësit e fushave prioritare

07:33 | 20/05/2023
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nënpunësit e administratës publike, paralajmërojnë grevë: Nuk po blejmë dot as bukën, duam rritje rrogash

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi dje projektligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.

Miratimi i ligjit në fjalë pritet t’i hapë rrugë edhe rritjes graduale të pagave të punonjësve të administratës publike, paralajmëruar këtë vit nga Kryeministri.

Sipas relacionit të qeverisë shqiptare, ligji i ri synon të zgjidhë disa problematika të vërejtura në ligjin aktual, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”.

Sipas qeverisë, ky projektligj do të rregullojë kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe trajtimeve vetëm për të punësuarit në administratën publike, me përjashtim të pagës minimale në shkallë vendi, e cila do të jetë e detyrueshme edhe për sektorin privat (me ligjin aktualisht në fuqi kishte përcaktime edhe për persona të tjerë juridikë apo fizikë, vendas apo të huaj).

Në projektligj përfshihen për herë të parë parimet, mbi bazën e të cilave duhet të përcaktohen pagat, trajtimet e tjera financiare dhe përfitimet, gjë që mungon në ligjin aktualisht në fuqi.

Në projektligj është shtuar kompetenca e Këshillit të Ministrave për të miratuar masën e indeksimit të pagave të të punësuarve në institucionet administratës publike, jo më vonë se dy vite nga indeksimi i fundit, si dhe rregullat për zbatimin e tij. Niveli i indeksimit, në çdo rast, nuk kalon një pikë përqindjeje mbi nivelin e targetuar të inflacionit nga Banka e Shqipërisë.

Në projektligj janë shtuar kompetenca të reja, për të cilat kishte boshllëk ligjor, nëpërmjet të cilave përcaktohen që të punësuarit në administratën publike, përveç pagës dhe shpërblimeve, do të kenë të drejtë edhe për trajtime të tjera financiare dhe përfitime të tjera.

Projektligji parashikon edhe rregullat, kriteret dhe masën për trajtime të tjera financiare dhe përfitime, si dhe rregullat për pagesën shtesë për punën e kryer mbi kohën normale të punës, në ditët e festave zyrtare e të pushimit javor dhe për raste të tjera, të parashikuara në Kodin e Punës dhe në ligje të tjera të veçanta.

Risi e rëndësishme është parashikimi për shtesën e veçantë të kushtëzuar mbi pagën bruto mujore, sipas fushave ose nënfushave prioritare të zhvillimit të vendit, në masën që nuk tejkalon vlerën e pagës mesatare mujore të sektorit respektiv në vendet e Bashkimit Europain, por, në çdo rast, nuk mund të tejkalojë pagën mesatare mujore më të lartë të një prej vendeve të BE-së, referuar të dhënave të Eurostat-it (aktualisht, sipas të dhënave të Eurostat-it për vitin 2021 ajo është 6021 euro).

Kjo është një kompetencë e re, që nuk ka ekzistuar në ligjin aktual. Nëpërmjet këtij parashikimi, të punësuarve të administratës publike në fusha apo nënfusha prioritare që do të përcaktohen rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave, u njihet e drejta që përveç pagës mujore të përfitojnë edhe një shtesë të kushtëzuar (psh. në kohë dhe sipas funksioneve).

Kjo iniciativë synon të krijojë kushtet e nevojshme që institucionet e administrates publike të mund të mbajnë apo të tërheqin disa kategori të punësuarish “Hightech dhe Highskilled”, duke konkurruar denjësisht me tregun privat.

Me propozimin e ministrit përgjegjës për financat, parashikohet për herë të parë edhe mundësia e mbështetjes financiare të menjëhershme në rastet e situatave të vështira ekonomiko – shoqërore apo situatave të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për të punësuarit në institucionet e administratës publike, me përjashtim të të punësuarve të njësive të vetëqeverisjes vendore./monitor

Pas

Disa vite pas divorcit të bujshëm, Grida Duma pranon lidhjen romantike

Para

Shifra marramendëse! Sa paguhet Luiz Ejlli për një postim në Instagram, rekord edhe ish-banorët e tjerë të “BBV”. Arbana dhe Bora…

Para
Meridiani i kujtoi kohën kur bënin pushime së bashku me të fejuarat, Luizi i kthehet keq: Edhe kjo karrigia më tha që njihemi…

Shifra marramendëse! Sa paguhet Luiz Ejlli për një postim në Instagram, rekord edhe ish-banorët e tjerë të “BBV”. Arbana dhe Bora...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.