Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg, sipërmarrësin italian, Davide Pecerollin, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri dhe më pas u kthye në Itali.
Pecerolli akuzohet se ka shkelur kufijtë shqiptar si emigrant i paligjshëm dhe ka penguar në zbardhjen e së vërtetës. Po ashtu, ai akuzohet dhe për zjarrvënie.
Gjykata e Apelit të Perugias, ka caktuar datën 28 maj 2024, si datë në të cilën do të vendoset përsa i përket kërkesës së Pecorellit për ekstradim.